Yagcilar falënderon SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme

Kosova

Yagcilar falënderon SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme

Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:52

Ambasadorja e Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Administratës Publike, ku është pritur nga ministri, Mahir Yagcilar.

Në këtë takim, që u realizua në kuadër të vizitave, që ambasadorja Jacobson po u bënë institucioneve të vendit pas konstituimit të Qeverisë, në rastin konkret të riemërimit të Mahir Yagcilar në postin e ministrit të MAP-it , u bisedua për çështjet që kishin të bënin me fushë veprimtarinë e MAP-it, më konkretisht për projektet me përparësi të këtij institucioni, siç janë: Reforma e Administratës Publike, legjislacioni në fushën e shërbimit civil, për planet dhe punën e bërë në ndërtimin e ndërtesave qeveritare , për e-Qeverisjen, aftësimi i nëpunësve civilë e të ngjashme.

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar pasi i shprehu mirënjohje ambasadores Jacobson për vizitën, që i bëri Ministrisë së Administratës, në emër të institucionit që drejton, ka falënderuar ambasadën dhe qeverinë amerikane për mbështetjen që i ka bërë MAP-it në realizimin e disa projekteve, por edhe për kujdesin , që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë për Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj. Me këtë rast, ministri Yagcilar e ka njoftuar ambasadoren për punën e bërë dhe atë që është duke u bërë në reformën e administratës publike,( si njëra nga projektet me përparësi e MAP-it dhe Qeverisë), në fushën e legjislacionit të shërbimit civil, në lëmin e inxhinierisë, në aftësimin e kuadrove nëpërmjet trajnimeve duke forcuar Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në mënyrë që edhe Kosova të ketë një administratë profesionale e cila do të ofrojë shërbime cilësore . Kjo, mbase do të ndikojë edhe në proceset ekonomike, sepse duke ofruar shërbime efikase për bizneset, proceset ekonomike do të ecin tutje pa vështirësi.

Ambasadorja Jacobson, u shpreh mirënjohëse për informatat që iu prezantuan nga Ministri Yagcilar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat