Policia ua kthen autobusët qytetarëve protestues

Kosova

Policia ua kthen autobusët qytetarëve protestues

Nga: M.Lakna Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:23

(E plotësuar)Lëvizja Vetëvendosje njofton se pas disa kilometrave në këmbë, nga presioni mediatik Policia e Pejës u solli disa autobusë qytetarëve që ishin nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo tregon që vullneti i popullit gjithmonë triumfon.

Vetëvendosja thotë se 500 qytetarë të Pejës janë nisur në këmbë për në Prishtinë

Me anë të një komunikate për medie, Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve në qytetin e Pejës për të penguar ardhjen e qytetarëve për të protestuar sot në Prishtinë.

Sipas Vetëvendosjes, 500 qytetarë të Komunës së Pejës janë nisur në këmbë për në Prishtinë.

“Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat