OSBE: Të hetohet sulmi ndaj gazetarëve në Prishtinë

Kosova

OSBE: Të hetohet sulmi ndaj gazetarëve në Prishtinë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 08:57

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë bëri thirrje të henën për një hetim të shpejtë dhe të hollësishëm lidhur me një sulm ndaj gazetarëve që po mbulonin demostratat në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Duke folur sot në Vjenë, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviq, tha se çdo lloj dhune kundër gazearëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet “si një sulm ndaj shoqërisë” u shpreh ajo.

Mijatoviq tha se personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë. Një ekip gazetarësh nga Radio Televizioni i Kosovës dhe ai i Serbisë u sulmuan dhe u kërcënuan nga individë të panjohur, ndërsa mbulonin protestat e 24 janarit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat