Nga kërkimfalja fitoj Jabllanoviçi, por jo edhe kryeministri Mustafa

Kosova

Nga kërkimfalja fitoj Jabllanoviçi, por jo edhe kryeministri Mustafa

Nga: H.Orana Më: 27 janar 2015 Në ora: 08:22

U tha disa herë se nëse ministri për Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq do të shkarkohet, mund të bie edhe Qeveria. Mirëpo Jabllanoviq kërkoj falje edhe njëherë publikisht dhe nuk u shkarkua.

Nga ky kërkim falje shpëtoj Jabllanoviqi, por jo edhe kryeministri Isa Mustafa, të cilit nuk qytetarët nuk po i'a falin dot që nuk po e shkarkon ministrin serb. Ndërkaq ky i fundit me gjithë deklaratën ofenduese, nuk u shkarkua nga pozita.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, profesor Riza Smaka thotë për “Bota sot”se edhe të mos shpërbëhej Qeveria më shkarkimin e Jabllanoviqit, ajo do të kalonte në një situatë shumë të vështirë, për shkak se kushtet e Listës Serbe do të shtoheshin.

“Edhe sikundër të mos shpërbëhej Qeveria me shkarkimin e Jabllanoviqit e njëjta do të bjente në një pozitë edhe më të pakëndeshme nga se Lista Serbe do të kalonte në obstuksione të radhës të cilat kjo Qeveri vështirë që do t'i menaxhonte aq më parë kur edhe opozita pritet të jetë tejet proactive”, vlerëson Smaka.

Sipas tij, kjo Qeveri po ngecë në disa tema delicate, të cilat do të vështirësohen dhe ndërlikohen.

“Ndryshe Qeveria Mustafa nga filimi po ngecë në tema delikate të cilat gjithsesi pritet me bazë që do të ndërlikohen e për aq do të vështirësohen”, thotë professor Riza Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat