Jo të gjitha nënat kanë braktisur VV-në për protestën e nesërme

Kosova

Jo të gjitha nënat kanë braktisur VV-në për protestën e nesërme

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:39

Njëra nga anëtaret e shoqatës së “Thirrjet e Nënave”, Sanije Berisha ka thënë se distancimi nga protesta e nesërme në emërt të kësaj shoqate është bërë në mëmyra individuale të cilat mund të kenë qenë edhe të manipuluara.
Ajo përmes një postimi në rrjetin Facebook ka thënë se nuk kanë pasur as një bised të vetme në lidhje me mos përkrahjen e protestave të nesërme.
“Nuk kemi pasur as edhe një bisede e lëre më një mbledhje ku do ta merrnim këtë vendim, që nuk është vendim i të gjitha nënave .Jam tejet e shqetësuar për këtë lajm që po qarkullon në rrjetet sociale ,dhe ju bëj të ditur që nesër unë do të jem në protestë dhe shpresoj që edhe shumë nëna të tjera do të vinë sepse qëllimi është i ditur shkarkimi i ministrit Jabllanoviq i cili na fyu me fjalë shumë të rëndë EGËRSIRA”, ka shkruar Berisha,
Ajo më pas ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje për përkrahjen e vazhdueshme që ju ka dhënë.
“Dhe gjithashtu dua të falemderoj VV për përkrahjen e vazhdueshme ,dhe jo vetëm tani por nga dita e parë që është formuar edhe si KAN.Dua të cek se ata janë cdo herë me ne dhe në Gjakovë dhe në Prishtinë kudo ku jemi ne nënat e Kosovës .Nga zemra i falemderoj djemtë dhe vajzat në krye me Albin Kurtin si dhe gjithë ata që na përkrahën të shtunën dhe shresoj do të na përkrahin edhe nesër në protestën gjithë popullore Jabllanoviq jashtë ! Trepça është e jona !”, ka shkruar në fund Berisha. Sanija është po ashtu nëna e dëshmorit Ilir E. Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat