Molliqaj: Dëmtimi i pronës publike dhe private, pjesë e demokracisë

Kosova

Molliqaj: Dëmtimi i pronës publike dhe private, pjesë e demokracisë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:54

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se arsyeja se përse kanë filluar protestat kanë shpejtë kanë qenë deklarimet fashiste nga ana e ministrit Jabllanoviq dhe ligji për Trepçën.
Ai në emisionin “Zona B” në KlanKosova është shprehur se pas presionit që është bërë nga kryeministri i Serbisë përmes Listës Srpska është tërhequr prapa ligji për Trepçën.
“Mos vendosja e Trepcës si ndërmarrje publike është vonë të kthehet mbrapa. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga njëra tjetra, ne do të jemi edhe në rrugë edhe në institucione”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj më pas ka theksuar se ajo çfarë ka ndodhur në protestën e së shtunës ka qenë si pasojë e disa protestuesve të zhgënjyer, dhe se dëmtimi i pronës publike dhe private është pjesë e demokracisë.
“Gjithka që kanë bërë aktivistët e VV-së ka qenë pjesë e skenarit. Pas largimit tonë ka filluar që të fillojë dëmtimi i objektit të qeverisëe nga disa protesues të zhgënjyer”, u shpreh Molliqaj.
Ai theksoi se xhamat e qeverisë janë thyer dhe do të thehen. “Xhamat e qeverise janë thyer dhe do të thehen. Por nese lejohet fashizmi në Kosovë është shumë më rrezik”, tha Molliqaj.
Molliqaj më pas ka theksuar se protesta e nesërme do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” nga ora 12:00, dhe se kanë filluar të mobliziohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat