​Rikthehen reshjet e borës

Kosova

​Rikthehen reshjet e borës

Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:37

Reshjet e borës janë rikthyer sërish në vendin tonë.
Momentalisht në Prishtina ka të reshura të dobëta bore.

Temperatura është 0 gradë Celsius dhe sipas Prishtina Ëeather, fryen erë verilindore 1-3m/s, shtypja atmosferike 1018mb (në rënie).

Nesër dhe pasnesër do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat do të sillen nga -3C deri në 2C. Të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes më ftohtë me temperatura minimale deri në -5C. Të enjten do të mbajë mot me vransira dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 4C.
Nga e premtja përkeqësim i motit, me të reshura shiu dhe erëra të fuqishme nga ana jugore. Shtypja atmosferike pritet të zbres deri në 985mb (rreth 30mb më ulët se vlerat normale). Temperaturat do të ngriten për shkak që mbi vendin tonë do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore me maksimale deri në 7C, e minimale deri në 3C. Të shtunën gjatë mbrëmjes të reshurat e shiut pritet të shndërrohen në borë dhe temperaturat pritet të zbresin deri në -2C, ndërkaq të dielen do të ketë reshje të përziera bore dhe shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat