Shoqatat e luftës bojkotojnë protestën e nesërme

Kosova

Shoqatat e luftës bojkotojnë protestën e nesërme

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:23

Shoqatat e dala nga lufta kanë vendosur të mos i bashkohen protestës së nesërme. E kjo për shkak të mënyrës sesi i u protestua të shtunën.

OVL-UÇK vlerëson se nuk duhet bërë pjesë e vandalizmit. Megjithatë ata mbesin prapa kërkesës së tyre për shkarkimin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq. KosovaPress ka kontaktuar Xhavit Jasharin, i cili edhe e konfirmoj mos pjesëmarrjen e tyre në protestën e së nesërmes.

“Nuk do të jemi pjesë e vandalizmit, ne jemi në mbrojtje të pasurisë kombëtare. Ato skena që i kemi pa duke shkatërruar, janë pasuri e jona. Aty ku ka vandalizëm nuk e përkrahim. Kemi bë protesta të mëdha por nuk kemi thyer xhama sepse duhet të jenë të kujdesshëm”, tha ai.

Megjithatë, Jashari thotë se vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit, ku thotë se presin që qeveria të ndërmarrë masa ndaj tij. Por, sipas tij e gjithë kjo duhet të shkojë me protesta të qeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat