Qeveria nuk e shkarkon Jabllanoviçin! Kriza zbarkon në protesta!

Kosova

Qeveria nuk e shkarkon Jabllanoviçin! Kriza zbarkon në protesta!

Nga: Mimozë Lakna / Diana Bunjaku Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:18

Presioni i madh i qytetarëve dhe partive opozitare, nuk ndikuan te kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkoj ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviç i cili me një deklaratë të tijën kishte ofenduar nënat e të pagjeturve duke i quajtur egërsira.
Analisti Jeton Kelmendi konsideron se protestat në Kosovë, në një situatë në të cilën ajo ndodhet, përballë shumë sfidave janë të papërballueshme.
Ai mendon se ministri Aleksandër Jabllanoviç duhet të shkarkohet, derisa për Trepçën thotë se shtetet e kuintit nuk do të lejojnë shtetëzimin apo kthimin e saj në ndërmarrje publike.
“Sa i përket demonstratave, qeveria duhet të dalë me një marrëveshje sepse nuk e ka komoditetin të lejoj trazira dhe ato pamje që i kemi parë definitivisht janë të shëmtuara dhe e shëmtojnë demokracinë edhe ashtu të brishtë në Kosovë, por duhet shkarkuar Jabllanoviçi. Ndërkaq, sa i përket çështjes së Trepçës është vështirë të jepet një mendim për shkakun se nuk lejon të shtetëzohet ata që nga kanë çliruar”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat