LDK opozitës: Pushteti merret vetëm me votë

Kosova

LDK opozitës: Pushteti merret vetëm me votë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:04

"Lidhja Demokratike e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shpehur opinionet për të gjitha çëshjet me interes publik, konform normës kushtetuese dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se e drejta e protestës nuk mund të përdoret për të sulmuar, cënuar institucionet dhe për të rrezikuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër aktet vandale të një numri të protesuesve, të ushtruar kundër objektit të Qeverisë dhe pronave private të qytetarëve. Në demokraci pushtet ndërtohen me votën e lirë të qytetarëve dhe jo me ultimatume në rrugë e me ushtrim dhune ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme shfytëzimn e të drejtës së protestës për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, medieve dhe për të nxitur urrjetje ndëretnike.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se, në përputhje me Ligjin për Tubimet Publike, për dhunën dhe aktet vandale përgjegjës janë organizatorët e protestës.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të zbardhin situatën e ditës së shtunë dhe që të garantojnë sigurinë e qytetavëre, objekteve publike, pronës publike dhe pronës private.

Lidhja Demokratike e Kosovës i jep mbështetje të plotë Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ruajnë rendin kushtetues, që të punojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe në interesin e të gjithë qytetarëve të vendit, pa asnjë dallim

Zyra për Informim - LDK"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat