Vjosa Osmani: Me këtë trend të migrimit neve do të na zbrazen qytetet

Kosova

Vjosa Osmani: Me këtë trend të migrimit neve do të na zbrazen qytetet

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:04

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se migrimi ilegal duhet të jetë njëri ndër shqetësimet kryesore pasi që sipas saj, nëse vazhdohet me ritmin e njëjtë mund të na zbrazen vendet e shumta.

“Është e qartë se atyre u duhet përspektivë, qytetarëve u duhet besim, besim se gjërat do të ndryshojnë për të mirë, besimin ta gjejnë në Kosovë e jo jashtë saj. Ata po rrezikojnë edhe jetën e tyre. Kosovës po i largohen vetëm qytetarët me probleme ekonomike, si dhe shumë kuadro që mund ta jepnin kontributin si në sektorin publik dhe në atë privat. Planet ekonomike mund të krijojnë efektet e tyre, për ta larguar këtë trend të ikjes. Me këtë trend të migrimit neve do të na zbrazen qytetet”, theksoi ajo.

Osmani, ka bërë thirrje që të ketë një çasje më të mirë, që të ndalen migrimet ilegale, në të kundërtën, në shumë aspekte kjo gjë do të ndikojë nëgativizht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat