Jabllanoviçi kërkon falje, por nuk shkarkohet

Kosova

Jabllanoviçi kërkon falje, por nuk shkarkohet

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:59

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq ka kërkuar falje dhe ka shprehur keqardhje për nënat shqiptare që janë prekur nga një deklaratë e tij dhe sipas tij kjo deklaratë është keqkuptuar sepse kjo ka qenë vetëm për një grup të caktuar protestuesish.

Jabllanoviqi u betua se do të punoj me nder dhe dinjitet./BS

Shkarkohet Jabllanoviq?

Burime të mediave kane bërë të ditur se pritet shkarkimi i ministrit Aleksander Jabllanoviq për shkak të deklaratave fyese të bëra ditë më parë e të cilat shkaktuan një varg protestash në Kosovë.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se atij i është lënë e hapur mundësia që të jetë kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës. Si rezultat, statusi i asociacionit i cili ende po diskutohet mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të parasheh që kryetari i këtij mekanizmi të jetë njëri nga kryetarët e komunave anëtare.

Ky element do ta bëjë edhe më të ndryshëm asociacionin e komunave serbët ë Kosovës me asociacionet normale të komunave nëpër vendet tjera evropiane. Qëllimi i Beogradit është që të këta asociacioni që ata e quajnë bashkësi, të ketë kompetenca ekzekutive. Ky lëshim i Prishtina, ka bërë që Beogradi të pajtohet me shkarkimin e Jabllanoviqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat