Thaçi: Mora përkrahje jetike për Kosovën nga SHBA-të

Kosova

Thaçi: Mora përkrahje jetike për Kosovën nga SHBA-të

Nga: H.Orana Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:47

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi thotë se fjalët e Presidentit amerikan Barack Obama dhe familjes së tij, si dhe sekretarit John Kerry e konfirmojnë miqësinë dhe përkrahjen jetike për Kosovën, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Me kënaqësi i pranova urimet për Vitin e Ri 2015 nga Presidenti Obama dhe familja e tij si edhe nga Sekretari Kerry. Fjalët mbështetëse për mua dhe për shtetin tonë janë konfirmim i miqësisë dhe përkrahjes jetike që Kosova merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe përgjegjësi për neve që t’i qëndrojmë besnik dhe të përkushtuar kësaj miqësie dhe përkrahjeje. HTH", shkruan Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat