Ndalimi i migrimit me rezolutë të Kuvendit

Kosova

Ndalimi i migrimit me rezolutë të Kuvendit

Nga: Valbona Mazreku Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:37

Me iniciativë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi pritet të nxerrë një rezolutë, përmes të cilës qeveria do të obligonte Qeverinë që të ndërmarrë masat e rekomanduara, për të ndërprerë migrimin e qytetarëve drejtë vendeve të Bashkimit Europian.

Kuvendi i Kosovës shumë herë ka nxjerrë rezoluta për zgjidhjen e problematikave të caktuara, por thuajse asnjëherë nuk kanë treguar ndonjë rezultat, përveç atij të politizimit të fenomeneve shqetësuese të shoqërisë.
Edhe kësaj here po propozohet një rezolutë, përmes të cilës po pretendohet që të zgjidhet problemi i migrimit ilegal.

Në bazë të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenit 15, pika 8,të Rregullores së Punës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon nga Kryesia e Kuvendit Republikës së Kosovës, të thërret seancë për debat parlamentar për çështjen në vijim:

Debat parlamentar me temë: “Migrimi Ilegal i qytetarëve të Kosovës”

Arsyetim:

Sipas statistikave vetëm në gjashtë muajt e fundit të vitit 2014, 14 mijë qytetarë janë regjistruar si migrues ilegal (azilkërkues) në vendet e Evropës, por edhe më e madhe është shifra jozyrtare e të larguarve real (kur i shtohen edhe të larguarit jo azilkërkues) nga Kosova.

Largimi masiv i qytetarëve të Kosovës e shenjëzën më së miri gjendjen aktuale, ekonomike e sociale të vendit. Ky largim përmes rrugëve ilegale rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, dhe është tejet i rënd në aspektin logjistik dhe të sigurisë, ndërkohë është tepër i kushtueshëm në aspektin financiar.

Kjo gjendje e rëndë vetëm vështirësohet ende me më shumë kur i kemi të publikuara masat policore nga qeveria e re e Kosovës. Migrimi as nuk është çështje policore e as nuk mund të zgjidhët më masa policore. Është detyrë dhe obligim i të gjitha institucioneve ta trajtojnë këtë çështje më seriozitet, vendosmëri dhe shpejtësi.

Në këtë drejtim është detyrë dhe obligim i Kuvendit, parësisht, që të diskutojë dhe ta obligojë ekzekutivin për masat që duhen ndërmarrë për të sanuar gjendjen.

Detyrimisht më hapjen e këtij debati me duhet të kthehem në histori, kur pa dëshirë, të detyruar nga terrori dhe regjimi i egër, mijëra qytetarë të Kosovës e lëshonin vendin e tyre.

Sot fatkeqësisht, ne dekadën e dytë pas lufte po na përsëritet thuajse e njëjta situatë, më shifra alarmante të ikjes. Por me një dallim qe atëherë qytetaret e Kosovës iknin për tu kthyer kur të bëhet mirë. Kur Kosova te çlirohet, ndërsa sot ikin për të mos u kthyer me kurrë. Sepse sot nuk ikin nga regjimi dhe agresioni por nga mungesa e perspektives, humbja e besimit në Institucione dhe humbja e shpresës qe në Kosovë mund të bëhet mirë.

Dhe mire do te thotë te kenë një vend pune kur ta mbarojnë shkollën, të ju ofrohet shërbim shëndetësor adekuat në rast së sëmuren, të kenë arsim cilësorë për fëmijët e tyre, të realizojnë një të drejtë edhe nëse nuk e njohin Gjykatësin, të mbjellin arën e tyre duke pasur qasje në subvencione pavarësisht a i takon partisë ne pushtet a jo, të regjistrohen në fakultet bazuar në kritere të dijes dhe jo më njoftësi.

Pra kërkesa të zakonshme të cilat në një vend normal ku Qeveria punon në shërbim të qytetarit nuk diskutohen fare, janë shërbime te zakonshme dhe mundësi për një minimum të ekzistencës në një shoqëri. Këto nevoja nuk kushtojnë dhe realizohen nëse ka vullnet politik që të zgjedhurit të punojnë për popullin dhe jo për vete.

Çka ka ndodhe ne Kosove. Pritjet qe me marrjen e përgjegjësisë nga vendoret pas krijimit të shtetit do të punohet në zhvillim dhe ndërtim të vendit, u veniten nga viti në vit, sidomos pas shpalljes se pavarësisë . Shpresa për mundësi dhe zhvillimi në shtetin e shumëpritur u zëvendësua me lajme për rritje të korrupsionit, krimit në vend, ngushtimit të hapësirës për të ushtruar biznes, mungesës së investimeve, mungesës së sigurisë dhe mbi të gjitha arrogancës së Qeverisë. Një Qeveri e cila as sa për kureshtje asnjëherë nuk u përkushtua për qytetarin, përkundrazi i injoroi jashtëzakonisht shume për vite të tëra, gënjeu nga fushata në fushat, qëndroi në pushtet me vota të blera e të manipuluara, bëri koncesione te vazhdueshme në dëm të vendit me qellim të ruajtjes së pushtetit dhe kryesisht e koncentruar në pasurimin e vetvetes dhe të familjarëve duke krijuar shtresa te varfra dhe te pasura. Dhe duke ngushtuar hapësirën për një klasë te mesme e cila ne Kosove përben shumicën.

Sot ajo klase ka problem me mbyll muajin jo me çështje lluksi por veç për nevoja elementare dhe për çdo dite po i shtohet radhëve të atyre qe cilësohen si te varfër dhe në varfëri ekstreme.

Përgjigja për këtë situate nga qytetarët të gjendur të pashprese për shume nga ta u pa Migrimi apo ikja,vala e të cilëve u shtua sidomos në momentin kur përmes këtij binomi politik me koalicionin PDK - LDK u konfirmua vazhdimësia e kësaj gjendje degraduese në vend.

Migrimi i qytetarëve në këtë mënyrë, pa fajin e tyre, vë në pikëpyetje imazhin e mbi të gjitha dinjitetin e shtetit tonë.

Fatkeqësisht, nga viti në vit shifrat për migrimin e qytetarëve të Kosovës janë çdo herë më shqetësuese, sipas ministrit të Landit në Gjermani 365% është rrit numri i të ikurve në krahasim me vitin e kaluar.

Qytetarin e Kosovës Qeveria e kaluar dhe kjo e sotmja si vazhdimësi dhe bashkëqeverisje, e kanë sjellë në një gjendje ku identiteti i tij zhbëhet dhe ai figuron dhe regjistrohet në kampe si numër. Në ambiente ku edhe gjumi bëhet me ndërrime, për shkak të mbipopullimit të kampeve.

Dhe për ta kjo po konsiderohet fat në fatkeqësi, nëse e krahasojmë me rastet kur ka pasur edhe përfundime tragjike nga të ftohtit nga uji ose kthetrat e trafikantëve.

Çka ka bërë qeverisja e djeshme dhe kjo e sotmja për këtë dukuri?!

Në vend që të ofroi plan për zhvillim dhe vende pune, punësoi me shume Ministra dhe rriti Qeverinë e cila paguhet shtrenjtë nga xhepi i mjerë dhe i varfëruar i qytetarëve tonë. Nuk e rriti performancen e as kualitetin por e rrit skajshmërisht arrogancën dhe injorimin ndaj qytetarëve duke i fajësuar në cilindo rast kur i thërrasin ne përgjegjësi. Duke pretenduar që qytetarët janë fajtorë pse vendimet për rritje pagash, vendimet për zbatim të kontratës kolektive ose e drejta për ruajtjen e resurseve tona natyrore nuk ju takon qytetareve por është ekskluzivitet i Qeverisë dhe e dinë ata çka do te bëjnë. Mos u ankoni, mos protestoni se s’keni të drejtë, kjo është përgjigjja që po marrin nga Kryeministri i tyre, të papunët, punëtorët e arsimit, mjekët, policët, shërbyesit civili, minatorët dhe mbarë qytetarët e Kosovës. Kryeministri po e vazhdon traditën e duarve në xhepa derisa kërkesat për veprime janë alarmante.

Më këtë frymë të Qeverisjes, migrimi do të rritet dhe nuk do të parandalohet.

Siç nuk u ndalen as në të kaluarën!

Ndërsa ish ministri i punëve të brendshme i bënte thirrje Bashkimit Evropian që t’i bëjë presion Serbisë për t’i ndal trafikantët e përbashkët, kjo tregon naivitetin e Qeverisë së Kosovës, e cila po del që nuk e ka ditur e mbase as që i ka interesuar ndonjëherë fakti që Serbia që nga viti 1844, ka punuar sikur edhe sot që të zbrazet Kosova nga qytetarët e saj. Interesimi i Serbisë për ta ndihmuar Kosovën tregohet më së mire nga pamjet e transmetuara në mediat ku shiheshin qartazi policia e Serbisë duke trafikuar të rinjtë shqiptar për shuma të majme të te hollave që shkojnë deri në 1500 Euro për person.

Ndërsa ministri i sotëm i punëve të brendshme i kërcënon me tërë zërin e tij qytetarët e varfër të Kosovës që do të dënohen deri në 7000 euro, po që së zihen duke kaluar ilegalisht kufirin.

Vetëm një Qeveri që është e lidhur direkt me trafikantët i kërcënon qytetarët, në vend që të merret me burgosjen e trafikantëve.

Pra kryeministër dhe ministra, trafikantët janë ata që duhet të ndalen me polici, por jo qytetarët.
Qytetarët ndalen vet, në momentin kur kanë perspektivë në vendin e tyre.

Të nderuar kolegë deputetë, është obligim i yni, i këtij Kuvendi parësisht, që të diskutojë dhe ta obligojë ekzekutivin për masat që duhen ndërmarrë për të sanuar gjendjen.

Konform këtij obligimi, që është edhe ligjorë por edhe moral kemi propozuar rezolutën mbi bazën e te cilës kërkoi qe sot te diskutojmë, ta harmonizojmë dhe të votohet e të bëhet obligim për qeverinë që të ndërmarrë hapa konkret për te krijuar perspektive, prosperitet dhe besim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat