Fisnik Ismaili: Vandalizmi u bë nga njerëz me qëllime të caktuara (Video)

Kosova

Fisnik Ismaili: Vandalizmi u bë nga njerëz me qëllime të caktuara (Video)

Më: 25 janar 2015 Në ora: 23:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një video ku shihet duke u munduar që t’i ndalë disa protestues që të mos thyejnë xhamat e qeverisë.
Ai në shënimin e tij në Facebook, thotë se ky vandalizëm u bë nga njerëz me qëllime të caktuara.

Lexojeni të plotë postimin e Fisnikut në Facebook:

“Kjo pjesë është nja gjysëm ore MBASI është krye protesta, ku unë edhe disa aktivistë të tjerë në çdo mënyrë jemi mundue me i ndalë ata që gjuejshin gurë. Në mesin e tyne kishte edhe djem tepër, tepër të rinj, shumë lehtë të manipulueshëm.

Në minutin 1:21 edhe dëgjohem duke thanë se është krye protesta. Organet e rendit, as nuk kanë lëvizë prej vendit për ma shumë se një orë, duke i lanë këta pak njerëz me vazhdue me demolue ndërtesën. Po të ishin këta aktivistë të Lëvizjes, i kishin xhbroshë dajak shumë, shumë moti.

Është e qartë se vandalizmi është bë nga njerëz me qëllime shumë të caktueme, me direktiva të tjetërkujt, në marrëveshje me policinë.

Vlerësoje vetë" (sic), ka shkruar Ismaili në Facebook.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat