Qeveria: Do e bisedojmë me Jabllanoviqin shkarkimin e tij

Kosova

Qeveria: Do e bisedojmë me Jabllanoviqin shkarkimin e tij

Më: 25 janar 2015 Në ora: 20:04

Për shkarkimin e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, Qeveria do e bisedoj këtë çështje me të.

Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi. Në një intervistë për transmetuesin publik, Abrashi ka thënë se dënojnë dhunën e djeshme, ku pati dëme, sulme ndaj Policisë dhe të lënduar.

Gjithashtu, tha se Qeveria e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të marrin masat e duhura për sulmin që iu bë edhe Ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë, që ndodhet në rrugën ku të shtunën gjatë protestës pati dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat