Parlamenti i Kosovës ka pasur dhe ka 21 deputetë aktiv të SHIK-ut

Kosova

Parlamenti i Kosovës ka pasur dhe ka 21 deputetë aktiv të SHIK-ut

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:35

Për krimin e organizuar politik në Kosovë, tashmë, nuk ka asnjë enigmë, asnjë të panjohur. Jo vetëm tani, që janë bërë vetëdenoncues pjesëmarrësit në krime faktike, por edhe më parë dihej se në timon qëndronte PDK-ja me partitë simotra të saj të majta. Sepse në një vrasje merrnin pjesë një duzinë njerëzish. E pabesueshme, por krejt e vërtetë, se një gazetë e ekstremit të majtë lajmin për vrasjen e kolonel Tahir Zemaj me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin, përshkrimi i aksionit, është dorëzuar në shtyp pesë minuta para ekzekutimit.
Oborri i shtëpisë, korridori i saj, janë mjedise ku njeriu ndjehet i lirë, i sigurtë. Por, UÇK-ja bandë e SHIK-ut e përdhosi shenjtërinë e oborrit, të shtëpisë. Madje me terror në familje konkurruan dhe tejkaluan pushtuesin. Edhe Smajl Hajdaraj u ekzekutua pikërisht në korridorin para derës të shtëpisë. Në prag të shtëpisë, edhe brenda shtëpisë, në mesin e familjarëve, u ekzekutuan edhe shumë të tjerë.

Shtrohet pyetja: A duhet ndejur duarkryq dhe vetëm të presim përvjetorët për vajtim, apo të kërkojmë llogari e drejtësi? Askush nuk i bën gjyq vetës, as banda e kuqe e Lëvizjes, e SHIK-ut. Atëherë, çfarë ka bërë e po bënë LDK-ja e përgjakur? Mendoj se vetëm po i vajton të vrarët dhe asgjë më shumë. Kjo është skandaloze, madje e pafalshme për një parti numerike dhe dinjitoze.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat