Krimi i organizuar dhe korrupsioni, po i ngulfat njerëzit në Kosovë!

Kosova

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, po i ngulfat njerëzit në Kosovë!

Nga: Intervistuan: Idriz Morina dhe Diana Bunjaku Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:02

“Bota sot”: Misioni evropian EULEX-i ishte misioni më i madh i ndërmarrë nga BE-ja, por efektet e tij në drejtësi, rend dhe ligj, duken të vogla, madje në fund pat dëshpërim, në Kosovë e në Bruksel. Si e vlerësoni ju këtë mision?

Ambasadori Ian Cliff: EULEX-i, është misioni më i madh nën komandën e politikës së jashtme dhe siguri, dhe misioni më i madhe civil i BE-së. Dhe natyrisht në fillim ishte diçka e re, kur u ndërtua ky mision, pak a shumë si eksperiment. Prandaj mendoj që i kanë ekzagjeruar pritjet se çka EULEX-i, ka mund të arrijë që nga viti 2008, sepse procesi i këtij misioni ka qenë shumë i komplikuar. Gjithashtu ka disa shqiptarë që thonë se EULEX-i nuk i ka arrestuar “peshqit e mëdhenj”, dhe se është dashur me i arrestuar edhe disa politikanë. Bile disa prej tyre thonë që EULEX-i është dashur disi me e bërë punën e Qeverisë së Kosovës, për të vendosur kontroll në veriun e Kosovës. Kështu që unë mendoj që njerëzit i kanë zmadhuar dhe ekzagjeruar idetë se çfarë EULEX-i, mund të bëjë realisht. Por, ajo çka mund të them është se EULEX-i punon në bazë të standardeve të drejtësisë europiane, dhe duhet të ketë prova dhe dëshmitar në mënyrë që me i ndjek rastet e tilla penalisht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat