Huliganizmi, maskat, tre gishtërinjtë, e zbehën protestën masive

Kosova

Huliganizmi, maskat, tre gishtërinjtë, e zbehën protestën masive

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:58

Më pak se 24 orë i kanë mbetur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa që të vendos se çfarë të bëjë me ministrin që i ofendoi nënat e të pagjeturve duke i quajtur egërsira, Aleksander Jabllanoviç.

Ky të paktën është ultimatumi të cilin ia dhanë përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare gjatë protestës së mbajtur të shtunën me moton “Jabllanoviç jashtë” dhe “Trepça është e jona”.

I gjendur përballë presioneve të shumta opozitare e qytetare, kryeministri Mustafa gjatë së dielës ka reaguar disa herë lidhur me ngjarjet aktuale.

Por, ajo që nuk e kapërdijnë dot qytetarët dhe analistët është se nuk mund të pajtohen me dhunën e përdorur në protestë ndaj pronës private para së gjithash, por edhe ndaj asaj shtetërore.

Dy gjëra më të pashije, që ranë në sy ishin maskat, njerëz të maskuar, që u kapën nga incizimet dhe nga fotografët. Një fotografi, që ka shkaktuar habi, është ngritja e tre gishtërinjve, nga një protestues, që qëndron para një protestuesi tjetër me flamurin tashmë ikonik, “Autochtonus”, që valoi mbi Beograd. Ishte një shaka e hidhur apo një realitet ende nuk është kuptuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat