Tahiri udhëton sot për në Bruksel

Kosova

Tahiri udhëton sot për në Bruksel

Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:45

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e ardhë nga zyra për njoftim e kësaj ministrie, thuhet se qëllimi i vizitës është vlerësimi dy palësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivelin të Kryeministrave të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësueses së lart të BE-së Federica Mogherini.

Ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e zbatimit të plotë dhe cilësor dhe marrëveshjeve të Brukselit dhe do të potencoi se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat