Fillon pastrimi i xhamave të thyer të ndërtesës së qeverisë

Kosova

Fillon pastrimi i xhamave të thyer të ndërtesës së qeverisë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 13:17

Ka filluar pastrimi i xhamave të thyer të ndërtesës së qeverisë, të cilat nuk u kursyen nga një pjesë e vogël e protestuesve të djeshëm.
Kompania MSS, e cila është e kontraktuar nga Qeveria për mirëmbajtjen e saj të përhershme, sot menjëherë ka dalur për të pastruar oborrin, i cili ishte i mbushur plot me xhama dhe gjësende tjera të cilat i kanë hedhur protestuesit.
Por, pavarësisht që dëmi shihet se është mjaft i madh, shuma e saktë e tij ende nuk dihet.
Protesta e mbajtur dje me moton ”Jabllanoviq jashtë, ‘Trepça’ është e jona”, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata “Thirrjet e Nënave” e që është përkrahur edhe nga partitë e tjera opozitare dhe nga shumë organizata tjera dhe shumë qytetarë, eskaloi pas përfundimeve të fjalimeve.
Kjo protestë solli edhe një ultimatum për kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, që deri të hënën në orën 16:00, ta shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.
Nëse Mustafa nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviq, Vetëvendosje bashkë me “Thirrjet e Nënave”, kanë paralajmëruar një protestë tjetër për të martën.
Kjo kërkesë ka ardhur pas deklaratave të Jabllanoviçit, në të cilat i kishte fyer nënat gjakovare, duke i quajtur “egërsira”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat