Lama: Figura të LDK-së pse nuk i dilni në mbrojtje kryeministrit?

Kosova

Lama: Figura të LDK-së pse nuk i dilni në mbrojtje kryeministrit?

Më: 25 janar 2015 Në ora: 12:15

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, i pyet minstrat e kabinetit Mustafa si dhe vartësit e tjerë të qeverisë se përse nuk reaogojnë ndaj sulmeve që po i bëhen shefit të tyre.

Ky është postimi i deputetes Alma Lama në Facebook

Tani nje koment ne lidhje me disa "figura" te LDK-se qe kur votuam ne kundër koalicionit me PDK-ne per arsye parimore, i çanë mediat duke na sulmuar:
- Ku jeni tani qe nuk po i dilni ne mbrojtje kryetarit te partisë dhe kryeministrit, ndërsa po sulmohet nga te gjitha anët? Ai iu nxori nga anonimati dhe ju beri ministra, me dhe pa vota, disave iu dha poste te pamerituara, disave mundësinë te propozojnë ministra e njerëz neper pozita.
Ku janë kryetaret e komunave qe po heshtin për dhunën ndaj institucioneve, apo tani nuk merren me me politike te madhe si me herët kur deshën te na tregojnë ne deputeteve se si te votojme ne Kuvend!
Pse po strukeni tani?/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat