Emigrime masive edhe nga Vushtrria

Kosova

Emigrime masive edhe nga Vushtrria

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:27

Largimi i qytetarëve ka marrë përmasa shqetësuese edhe në komunën e Vushtrrisë, por komuna ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket numrit të atyre që po emigrojnë.
Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku në takimin e mbajtur të drejtorëve, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen, duke premtuar se do të organizohen fushata lidhur me këtë çështje.
Kemi mjaft probleme,jemi të vetdijshëm për vështërsitë ekonomike,por braktisja e vendit,duke hyre në kredi dhe shitur pronat,shkon vetëm ne favor te matrapazëve ,kontabandistëve e ndërmjetësuesve shqiptarë,serbë,boshnjak,etj,te cilët po pasurohen edhe më shumë në kurriz të qytetarëve tanë,tha Mulaku.

Më herët Vushtrria nuk ka pasur probleme të tilla të emigrimit ilegalë në përmasa të tilla, por, ditët e fundit janë evidentuar raste të mungesës së nxënësve nëpër shkollat e mesme të Vushtrrisë, për shkak së nxënësit janë larguar, gjë për të cilën drejtorët e këtyre shkollave nuk kanë pranuar të flasin.
" Isha nxënës në shkollën profesionale në Vushtrri, por unë me disa shokë vendosa të iki dhe të kërkojë jetë më të mirë " tha një djalë i moshës 18 vjeçare duke mos treguar për rrugën ilegale të cilën e ka ndjekur për të arritur deri në Gjermani.
/Ariana Ismaili/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat