Mustafa, Listën serbe nuk ua solla unë, Ramushi e Behxheti nuk kishin kufi në zemërgjerësinë e tyre

Kosova

Mustafa, Listën serbe nuk ua solla unë, Ramushi e Behxheti nuk kishin kufi në zemërgjerësinë e tyre

Më: 25 janar 2015 Në ora: 09:44

Në vazhdën e reagimeve të tij pas protestës së djeshme, kryeministri Isa Mustafa thotë se ai nuk e ka sjellë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës por e ka gjetur aty.
Me këtë rast kryeministri Mustafa përmendë votimin e kundër ulëseve të rezervuara për minoritetet.

Ky është postimi i tretë i kryeministrit Mustafa në rrjetin social

Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu. Realiteti është se ata udhëheqin gati të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se kanë 10 deputet në Kuvend.
Disa nga ata që sot po flasin kundër tyre, garojshin për me i zëvendësuar vendet e garantuara me ato të rezervuara, dhe sot do të kishim së paku edhe 10 më shumë nga popullata joshumicë në Kuvend.

Ishte LDK dhe unë që mbajtëm parimin se janë konsumuar vendet e rezervuara dhe nuk lëshuam pe; të gjithë tjerët përpos VV- të cilën edhe nuk e pyesnin, bëjshin gara, si në ankand, se kush po jep më shumë.
Për korrektësi duhet të them se ThaçI ishte më i matur, sepse thoshte se ai e përkrahë zgjatjen e vendeve të rezervuara, pasi është në koalicion me minoritetet, por nuk garanton se do të votojnë të gjithë deputetët e tij dhe se kjo nuk mund të arrihet pa LDK-në, kurse Ramushi e Behxheti, nuk kishin kufi me zemërgjerësinë e tyre. Tani të mos flasin shumë, se nuk u ka hije, ose le ta thonë të vërtetën.

Mustafa: E vërteta për Trepçën dhe dyfytyrësia e VV, AAK-së dhe Nismës

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa e konsideron si dy fytyrësi i protestën e djeshme të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës lidhur me Kombinatin Trepça. Sipas kryeministrit Mustafa këto subjekte politike votuan kundër ligjit i cili e shpëtoi Trepçën nga falimentimi.

Ky është postimi i dytë për sot nga kryeministri Mustafa:

Xehetarë të dashur
Qytetarë të Kosovës
Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e qonte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë.

Mustafa: Pse kemi nevojë të thërrasim se "Trepça është e jona", kur ajo është në territorin tanë

Ky është postimi i Parë për sot nga kryeministri Mustafa:

Ata, që iu mbet merak me e dërguar Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.
Pse kemi nevojë të thërrasim se "Trepça është e jona", kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?!. Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi./M.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat