Abrashi: Protesta e dëmtoi imazhin e shtetit

Kosova

Abrashi: Protesta e dëmtoi imazhin e shtetit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 00:52

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë e ka dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj institucioneve të Kosovës.
Ai ka thënë se pamjet e sotme përveç dëmeve materiale, e kanë dëmtuar rënd edhe imazhin e Kosovës.

“Këto pamje nuk i duhen Kosovës”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se ministri për Kthim dhe Komunitet, Aleksandër Jabllanoviq, ka kërkuar falje për gjuhen fyese ndaj nënave gjakovare, ndërsa ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa prapë do të bisedojë me të, dhe kjo çështje do të trajtohet në ditët në vijim, transmeton Gazeta Tribuna.

Duke folur rreth zhvillimeve për gjigantin metalurgjik “Trepça”, Abrashi ka sqaruar se “Trepça” do të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat