Lozha e Rregullt e Muratorëve të Lirë mbështesin Qendrën për Jetë të Pavarur

Kosova

Lozha e Rregullt e Muratorëve të Lirë mbështesin Qendrën për Jetë të Pavarur

Më: 24 janar 2015 Në ora: 22:15

Qendra për Jetë të Pavarur në Pejë ka pranuar këto ditë një mbështetje financiare nga Lozha e Rregullt e Muratorëve të Lirë në Kosovë, Dardania.

Qendra për jetë të Pavarur, përmes një komunikate, thonë se veprojnë në komunën e Pejës që nga viti 1999 dhe ofron mbështetje për fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre.
Sipas po kësaj komunikate, deri më sot rreth 300 fëmijë në nevojë, përfshirë fëmijë me sindromën Doën, kanë përfituar nga shërbimet mbështetëse të kësaj qendre.

Kjo qendër është e para, që ka integruar në klasa të rregullta disa prej nxënësve, të cilët sot janë aftësuar për jetë dhe për shkollim.
Qendra për Jetë të Pavarur është krijuar para pesëmbëdhjetë vjetësh nga Coperazione Italiana, ndërsa sot vetëm 70 për qind e buxhetit vjetor të saj financohet nga Italia dhe Komuna e Pejës bashkërisht, ndërsa pjesa tjetër nga donacionet.

Duke vlerësuar lart angazhimin e kësaj qendre dhe qendrave të ngjashme, Lozha e Rregullt e Muratorëve të Lirë Dardania, që vepron në Prishtinë nga qershori 2014 nën ombrellën e Lozhës së Madhe të Shqipërisë, ka dhënë një përkrahje financiare për këtë qendër, si akt simbolik i mbështetjes së fëmijëve në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat