VV dënon ashpër sulmin ndaj gazetares dhe kameramanit serb

Kosova

VV dënon ashpër sulmin ndaj gazetares dhe kameramanit serb

Më: 24 janar 2015 Në ora: 21:45

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm ndaj kameramanit dhe gazetares së RTK 2.

'Sonte morëm vesh me keqardhje se ekipi i RTK 2, që transmeton në gjuhën serbe, është sulmuar gjatë protestës së sotme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm ndaj kameramanit dhe gazetares së RTK 2.
Çfarëdo sulmi që bëhet ndaj gazetarëve, përveç sulm ndaj integritetit të individit, është sulm ndaj fjalës së lirë, e së këndejmi i papranueshëm dhe i dënueshëm. Mirëpo sulmi ndaj gazetarëve në baza etnike merr dimension edhe më të rëndë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër serbëve të Kosovës dhe ata i konsideron qytetarë të barabartë të vendit. Problem i Kosovës është shteti serb dhe strukturat e tij brenda Kosovës, të cilat e dëmtojnë në vazhdimësi sovranitetin dhe integritetin territorial.
Urojmë që kësi lloj sulmesh mos të përjetojë asnjë gazetar në vend, pa dallim etnie, feje apo race', thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat