Limaj: Mos e minimizoni protestën paqësore me një episod dhune

Kosova

Limaj: Mos e minimizoni protestën paqësore me një episod dhune

Më: 24 janar 2015 Në ora: 20:58

Deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se një grup i vogël protestuesish bënë sot veprime të dhunshme.
Sipas tij, pjesëmarrja masive e qytetarëve në kryeqytet dëshmon se sa të pakënaqur dhe të shqetësuar janë njerëzit me këtë qeverisje dhe zhvillimet aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë.

“Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t’i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tentojë që nëpërmjet mediave qeveritare të minimizojë apo t’i ikën shkaqeve të protestës duke tentuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi”, thotë ai.

Ja postimi plotë

Mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e Nismës për pjeëmarrje sot në protestën e organizuar nga VV dhe organizata Thirrjet e Nënave, dhe e përkrahur nga ne, pra Nisma për Kosovën, dhe parti tjera, organizata të shumta jo qeveritare.
Kjo pjesëmarrje masive e qytetarëve sot në kryeqytet dëshmon më së miri se sa të pakënaqur dhe të shqetësuar janë njerëzit me këtë qeverisje dhe zhivillimet aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë.
Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t’i merr serozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tëntoj që nëpërmjet mediave qeveritare të minimizoj apo t’i ik shkaqëve të protestës duke tëntuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi pasi protesta kishte përfunduar e që gjëj rastin të dënoj këto veprime të këtij grupi njerëzish.
Me shumë mirënjohje për Ju,
I Juaji
F.L

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat