Rugova: Kurti s’është për shtetin e Kosovës

Kosova

Rugova: Kurti s’është për shtetin e Kosovës

Më: 24 janar 2015 Në ora: 18:37

Haki Rugova ka thënë se Albin Kurti nuk është për shtetin e Kosovës. Ai nuk ka dashur të komentojë rreth ultimatumit për shkarkimin e Jabllanovic.
Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka thënë për Politiko.net se nuk merret fare me deklaratat e Albin Kurtit, të dhëna sot gjatë protestës të organizuar kundër Ministrit Jabllanovic dhe në mbrojtje të Trepçës, kur në fund të saj iu dha ultimatum Qeverisë 48 orë që ta shkarkojë Jablanovicin dhe ta kthejë në Kuvend Ligjin për Trepçën.

Rugova, ka deklaruar se ai as që merret me deklarimet e Albin Kurtit.

“Nuk kam asnjë koment rreth deklaratave të Kurtit, nuk merrem me deklaratat e tij fare. Ai nuk është për shtetin e Kosovës, po shihet qartë. Shohim rezultatet që do të dalin pas kësaj”, ka thënë Haki Rugova .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat