Policia: Tre policë të lënduar, organizatorët s’kërkuan largimin e protestuesve

Kosova

Policia: Tre policë të lënduar, organizatorët s’kërkuan largimin e protestuesve

Më: 24 janar 2015 Në ora: 17:47

Të paktën tre policë janë lënduar si pasojë e dhunës.Policia njofton se gjuajtjet me gjësende të forta ka nisur derisa kanë qenë duke mbajtur fjalim organizatori, i cili në fund s’ka kërkuar të shpërndahen protestuesit.

Lexojeni të plotë njoftimin

Gjatë mbajtjes së protestës para Teatrit Kombëtarë ku ishin rreth 7.000 (shtatë mijë) protestues, janë mbajtur disa fjalime nga personalitete të ndryshme, dhe gjatë kësaj kohe një numër i protestuesve kanë hedhur gjësende të ndryshme, duke përfshirë mjete të forta në drejtim të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si pasojë e hedhjeve të mjeteve të ndryshme, në bazë të informacioneve të deritanishme janë lënduar lehtë tre zyrtarë policor si dhe janë dëmtuar/thyer një numër i konsiderueshëm i xhamave të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës (RKS).

Njësitet policore bazuar në mandatin e sajë ligjor kanë vepruar dhe njëherit kanë ndaluar protestuesit që në forma të dhunshme kanë tentuar të hyjnë, të dëmtojnë objektin e Qeverisë së RKS-se.

Edhe pse rreth orës 16:00, protesta është dashur të përfundojë, organizatorët e protestës nuk kanë kërkuar që të shpërndahen edhe ai numër i vogël i protestuesve të cilët kanë vazhduar të qëndrojnë dhe në mënyrë të dhunshme të hedhin gjësende të ndryshme, duke përfshirë gurë e kubza të ndryshme në drejtim të objektit të Qeverisë së RKS-se.

Pas veprimeve të dhunshme njësitet policore janë detyruar të intervenojnë, për të larguar protestuesit të cilët kanë vazhduar të dëmtojnë/thyejnë lokale biznese dhe PK-ja deri më tani ka ndaluar tre protestues të dhunshëm.

Policia e Kosovës i siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë ti përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike.

Vlen të theksohet se, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me dezinformacionet e publikuara nga përfaqësues të subjektit politik Vetëvendosje, se kinse Policia ka inskenuar një aksident trafiku në afërsi të Komoranit, ky lajm është i pavërtetë dhe nuk qëndron si i tillë.

Njësitet relevante policore kanë pranuar informacionin se rreth orës 11:55, në fshatin Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese dhe si pasojë e aksidentit është lënduar një person me inicialet (B.F.) nga fsh.Peqan të Komunës së Suharekës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të kryer procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe përderisa rruga përkohësisht ka qenë e bllokuar për qarkullim, njësitet policore kanë ri-orientuar trafikun në një rrugë alternative për rreth restauruan aviano, me qëllim të qarkullimit normal të trafiku.

Pas përfundimit të vend shikimit të vendit të ngjarjes dhe largimit të mjeteve të përfshira në aksident, menjëherë është liruar rruga për qarkullim.

Policia e Kosovës vazhdon me implementimin e planit operacional policor.

***

Komunikatë për media-Shtesë Nr.2.

Informacione shtesë lidhur me protestën

Prishtinë 24 janar 2015, ora 15:00

Si vazhdimësi e informimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e sajë, ju informojmë se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit tek Teatri Kombëtar, ku për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut po kujdesen njësitet relevante policore.

Vlen të potencohet se protesta deri në këto momente është e qetë dhe plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, pa përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it.

Policia e Kosovës vazhdon të besoj në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo protestë do të kaloj e qetë.

Komunikatë për media Nr.1.

Informacione lidhur me protestën e paparalajmëruar

Prishtinë 24 janar 2015, ora 13:00

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paparalajmëruar siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.

Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:

*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.

*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.

*Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet.

*Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së,

Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë.

Me respekt,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat