Deliu-Kodra: Motivi i qytetarëve për protesta është i sinqertë, i opozitës është politik

Kosova

Deliu-Kodra: Motivi i qytetarëve për protesta është i sinqertë, i opozitës është politik

Më: 24 janar 2015 Në ora: 16:49

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook se motivi i qytetarëve për protesta është i sinqertë, i opozitës është politik.
“Protestat janë formë demokratike e shprehjes së pakënaqësive. Por, ne më shumë se që kemi nevojë të demonstrojmë pakënaqësi në rrugë, kemi nevojë të tregojmë angazhim, kulturë institucionale dhe përgjegjësi në Qeveri dhe Kuvend. Me deklaratat e veta, Jabllanoviqi na ka fyer e na prekur në plagën më të ndjeshme dhe mosmarrja e menjëhershme e masave dhe kërkimfalja e vonshme e tij, ka ngjallur pakënaqësi të mëdha te qytetarët dhe mobilizim për protesta”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Lexoni postimin e plotë të saj:

Motivi i qytetarëve për protesta është i sinqertë, i opozitës është politik
Protestat janë formë demokratike e shprehjes së pakënaqësive. Por, ne më shumë se që kemi nevojë të demonstrojmë pakënaqësi në rrugë, kemi nevojë të tregojmë angazhim, kulturë institucionale dhe përgjegjësi në Qeveri dhe Kuvend. Me deklaratat e veta, Jabllanoviqi na ka fyer e na prekur në plagën më të ndjeshme dhe mosmarrja e menjëhershme e masave dhe kërkimfalja e vonshme e tij, ka ngjallur pakënaqësi të mëdha te qytetarët dhe mobilizim për protesta. Këtë pakënaqësi janë duke e përdorur tash partitë e opozitës, duke e marrë primatin në organizimin e tyre dhe duke e mobilizuar edhe anëtarësinë e vet për t’u bërë pjesë e protestave, si mjete politike për të dëshmuar sadopak fuqinë popullore, që nuk po arrinë ta dëshmojnë në zgjedhje.
Unë e përkrahu të drejtën qytetare për protesta dhe motivin e tyre, por nuk e përkrahu edhe motivin e udhëheqësve të opozitës, sepse në këtë rast qytetarët për ta janë vetëm mjet për përmbushjen e synimeve të tyre politike. Pra, kanë motive krejtësisht të ndryshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat