Jakup Krasniqi flet për qullëcat e Qeverisë

Kosova

Jakup Krasniqi flet për qullëcat e Qeverisë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 14:47

Për borxhet e dëmet e luftës që Serbia ia ka bërë Kosovës, duhet të bisedohet në Bruksel, ka shkruar në Facebook ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ja postimi i plotë:

KËSHTU FLASIN BASTARDËT

Sipas Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Rasim Lajiq, i cili ka thënë se: “temat më të rëndësishme të bisedimeve në Bruksel, midis Prishtinës dhe Beogradit, do të jenë, çështjet e pronave serbe në Kosovë.

“Nëse për diçka kemi interes madhor në këto negociata, ato janë pikërisht pronat që Serbia ka në Kosovë”, ka thënë Lajiq për mediet serbe.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e “pasurisë së Serbisë në Kosovë” – përfshirë rrugët, telekomunikacionin, infrastrukturën energjetike dhe objektet komerciale deri në vitin 1990, kap vlerën prej rreth 17 miliardë dollarësh.

Rasim Lajiqi, sigurisht që ka pasur të drejtë ta humbë përkatësinë e tij kombëtare, sa ta zgjedh një tjetër, ka pasur të drejtë ta humbë gjuhën e të parëve e ta zgjedh një tjetër, ka të drejtë të humbë shpirtin dhe njerëzinë e tij. Gjithçka që është e tija, e ka të drejtën ta shkëmbej, tjetërsoj, ta mohoj e çka jo tjetër, por kurrë nuk ka të drejtë, e as që do të ketë mundësi, as ai as “gazdallarët” e rinj të tij, ta tjetërsojnë pasurinë e Kosovës.

Serbia jo vetëm që nuk ka pasuri në Kosovë, por ajo ka borxhe të mëdha ndaj Kosovës dhe ato borxhe vështirë që mund të jenë të llogaritshme. Për ato borxhe, për dëmet e luftës që Serbia ia ka bërë Kosovës, duhet të bisedohet në Bruksel. Nëse kjo nuk behet tani do të bëhet nesër, kur nga qeverisja në Republikën e Kosovës do të largohen qullëcat e sotshëm, të cilët pa ndonjë arsyeje, se paku për ne, i janë nënshtruar një presioni nga jashtë?!

Populli i Kosovës nuk do të lejoj asket ë tregtoj me pasurinë e saj”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat