Haradinaj e Limaj e pranojnë Kurtin për lider

Kosova

Haradinaj e Limaj e pranojnë Kurtin për lider

Më: 24 janar 2015 Në ora: 09:50

Ramush Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj si kryetar i Nismës për Kosovë, sot do t’i bashkohen udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në protestën që do të mbahet në mesditë në qendër të Prishtinës.

Por Haradinaj i cili për herë të parë do bëhet pjesë e turmave protestuese sikundër edhe Limaj, do ta kenë Kurtin si lider në protestë.

Kjo për faktin se protesta është e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë me shoqatën “Thirrjet e Nënave”.
Protesta është paralajmëruar të jetë e qetë, mirëpo Policia është përgatitur për çdo rast për ta mbajtur nën kontroll turmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat