Konjufca tregon pse u tërheq Albin Kurti

Kosova

Konjufca tregon pse u tërheq Albin Kurti

Më: 23 janar 2015 Në ora: 22:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka treguar disa detaje të mos kandidimit të Albin Kurtit në krye të VV-së.

Ai gjatë emisionit “Argument Plus” në RTV21 u shpreh se veprimi i Kurtit nuk është bërë nga pakënaqësia.

“Ma merr mendja se shumica e gjërave janë thënë në letrën e tij. Por veprimi i Albin Kurtit nuk është pakënaqësia e Albinit me Vetëvendosjen. Ai ka menduar me kokën e vet që puna e kryetarllëkut deshëm s’deshëm i ka do rregulla prej të cilave nuk mund të heqësh dorë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat