Vatikani njeh pavarësinë e Kosovës?

Kosova

Vatikani njeh pavarësinë e Kosovës?

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:26

Pas takimit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me Papa Franceskun kanë reaguar edhe mediat serbe, duke hapur dilema nëse kjo vizitë është shenjë që Papa e ka njohur Kosovën.
“Telegrafi” i Serbisë shkruan se, “Papa e ka pritur në një vizitë private presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka shpresë se Vatikani do ta njohë Kosovën”.
“Jahjaga e ka falënderuar Papën për mikpritje, duke vlerësuar këtë si “gjest i besimit dhe i pranimit të përpjekjeve kosovare që ta forcojë harmoninë ndërfetare dhe ambicien për jetën në qetësi dhe liri në një shoqëri të qytetarëve të barabartë”, shkruan më tej media serbe.
Jahjaga ka shtuar se Kosova është shtet laik, por edhe një vend inspirues për harmoninë dhe barazinë ndërfetare të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ajo ka thënë se pas përfundimit të luftës dhe në përpjekjet që të ruajë multietnicitetin dhe multikulturalizmin, Kosova u ka garantuar të drejtën të gjitha bashkësive dhe ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar liderëve të tri feve që të ndërtojnë marrëdhënie të afërta mes vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat