Komuna e Prishtinës bën shkelje në tenderin prej mbi 240 mijë eurove (Foto)

Kosova

Komuna e Prishtinës bën shkelje në tenderin prej mbi 240 mijë eurove (Foto)

Më: 23 janar 2015 Në ora: 19:35

Komuna e Prishtinës cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, është konstatuar se ka bërë shkelje në tenderin që peshon hiq më pak se 242 mijë e 950 euro.

Në tenderin për furnizim me makineri për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit, kjo Komunë ka shpërblyer me tenderë kompaninë “Agri Bau”, edhe pse kjo e fundit nuk ka plotësuar kërkesat e specifikacionit për automjete, raporton Tribuna.

Kompania fituese në tenderë kishte ofruar makineritë me motor benzinë, përderisa në specifikacionet e Komunës kërkohej që automjetet të jenë me motor dizel.

Duke marrë parasysh këto shkelje, Organi shqyrtues i Prokurimit, që ndryshe njihet si “gjykata e tenderëve”, ka urdhëruar komunën e Prishtinës që këtë tenderë ta kthejë në rivlerësim.

Ky vendim i OSHP-së ka ardhur pas një ankese që kjo e fundit ka pranuar nga një kompani ofertuese.

“Është kërkuar motori dizel, 1-cilindrësh, fuqia 3.4 deri 4.5 kilovat, pesha 89 deri 100 kg, dhe numri shkalleve transmetuese – para-pas, ndërsa, OE i rekomanduar për kontratë ka ofruar në katalogun V725, këto specifika: Motori benzine 1-cilindër, fuqia 7.65 KW, numri shkalleve transmetuese vetëm para, pesha 105 kg” thuhet në vendimin e OSHP-së.

Në anën tjetër, arsyetimi i Komunës së Prishtinës se kompania e rekomanduar për kontratë ka ofertuar me motor dizel dhe benzinë, për panelin shqyrtues është e papranueshme pasi në dosjen e tenderit nuk kanë qenë të lejuara variantet se OE pjesëmarrës mund të ofertojnë me motor dizel apo benzinë.

Po ashtu, paneli shqyrtues gjeti se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar piken 3 dhe 5 të kapaciteti teknik dhe profesional.

“Komuna e Prishtinës me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit ‘Furnizim me makineri për
pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit’, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7, dhe 59 të LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat