Komandanti i Rugovës dhe shpëtimtari i popullatës të Dukagjinit

Kosova

Komandanti i Rugovës dhe shpëtimtari i popullatës të Dukagjinit

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 23 janar 2015 Në ora: 17:49

"Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja." Kështu ka shkruar një kuadër i lartë i PDK-së, vite më parë. Duke qenë kuadër i PDK-së, parti e cila e identifikon vetën me UÇK-në, atëherë, më saktë, duhet thënë: "Ata që po i vret PDK-ja, po i vajton LDK-ja". Ky vetëdenoncim, madje me shkrim e publik, në njërën nga gazetat e ekstremit të majtë, është një fakt domethënës, sepse, siç thoshin latinët e vjetër: "Verba volant, scripta manent", e thënë shqip: "Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet".

Nisur nga ky vetëdenoncim publik, organet kompetente të Kosovës, duhej të fillonin hetimet. Dhe, nëse këtë nuk e bënë organet e sigurisë dhe të ligjit, atëherë, këtë fakt tejet domethënës duhej ta aktualizonte LDK-ja në organet e larta të Kosovës, si Parlamenti, Qeveria, UNMIK-u dhe deri ke Qendrat Ndërkombëtare të vendosjes. Sepse LDK-së po i vriteshin kuadrot, veprimtarët e saj, oficerët dhe komandantët ushtarakë institucionalë, të cilët bënë luftën e Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Smajl Hajdaraj, kuadër i LDK-së dhe Komandant i Shtabit Rajonal të Rugovës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat