Haxhiu: Ka kandidatë për gjyqtarë që janë nën hetime

Kosova

Haxhiu: Ka kandidatë për gjyqtarë që janë nën hetime

Më: 23 janar 2015 Në ora: 17:27

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu sqaroi se KGJK-ja që nga muaji gusht i vitit të kaluar është jofunksional për faktin se disa nga anëtarë të këtij këshilli e kanë përfunduar mandatin.

Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, ka disktuar sot lidhur me propozimet për emërimin e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor.

I ftuar në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, për të dhënë sqarime para anëtarëve të komisionit lidhur me mandatin e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu sqaroi se KGJK-ja që nga muaji gusht i vitit të kaluar është jofunksional për faktin se disa nga anëtarë të këtij këshilli e kanë përfunduar mandatin.

Haxhiu duke bërë një përshkrim të gjendjes aktuale në KGJK tha se përgjegjësi e Komisionit është që të përzgjedhë edhe 5 anëtarë të tjerë, në disa nga mbledhjet e ardhshme të komisionit, prej tyre 3 shqiptarë, një serb dhe një nga komunitetet tjera.

Ajo tha se KGJK-ja i ka propozuar 114 emra. Sipas Haxhiut, në mesin e këtyre emrave ka gjyqtarë që nuk kanë përvojë të gjatë në sistemin gjyqësor, e disa anëtarë, theksoi ajo, janë nën hetime.

Enver Peci tha se është e domosdoshme që Kuvendi sa më shpejt të emërojë të paktën një anëtar në këtë institucion, në mënyrë që KGJK-ja të jetë funksional dhe të dilet nga ngërçi.

“KGJK-ja nuk ndikon në Kuvend për përzgjedhjen e këtyre anëtarëve. Ne jemi të interesuar që të vijnë njerëz profesional në KGJK”, tha mes tjerash Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat