Kryeparlamentari Veseli merr mbështetje nga deputetja e Bundestagut gjerman

Kosova

Kryeparlamentari Veseli merr mbështetje nga deputetja e Bundestagut gjerman

Më: 23 janar 2015 Në ora: 14:36

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar deputeten e Bundestagut gjerman, zonjën Bettina Hagedorn, kryetare e Komisionit për Auditim dhe z. Reinhold Robbe, ish-komisionarin e Bundestagut për Forcat e armatosura dhe ish-kryetarin i Komisionit për Mbrojtje.

Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin dhe mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë për institucionet e Republikës së Kosovës, fushat e lidhjes së niveleve të mbikëqyrjes së institucioneve publike si, kontrollin parlamentar për financat dhe siguri, si dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të deritashëm.

Me këtë rast, z. Veseli vuri në pah kontributin shumë të rëndësishëm të shtetit gjerman për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, rindërtimin pas luftës, forcimin e qëndrueshmërinë institucionale, shtetin ligjor, agjendën e integrimeve evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Deputetja e Bundestagut, znj. Bettina Hagedorn, theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit ligjor, të mbikëqyrjes së institucioneve financiare, forcimin e sigurisë, organeve të rendit dhe organeve të drejtësisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Bundestagut gjerman ka mundësi të thellohet nëpërmjet komisioneve parlamentare, marrjen e përvojave të funksionimit të mbikëqyrjes kuvendore për financat dhe organet e sigurisë, e deri te mbështetja për agjendën ligjore të përafrimit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat