Stoltenbergu, ushtria nuk është punë për Brukselin, por e Kosovës

Kosova

Stoltenbergu, ushtria nuk është punë për Brukselin, por e Kosovës

Nga: Diana Bunjaku Më: 23 janar 2015 Në ora: 13:14

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ,ka përfunduar takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar shtruar rreth bashkëpunimit me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë, se e vlerëson shumë lartë përkushtimin e NATOS i cili çdo herë ka dhënë garancinë për lirinë e të gjithë popujve në Kosovës

"Tani po bëjmë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës, të bëhen me pëlqim e të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë”, tha Kryeministri Mustafa.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Kosovë, para mediave tha, se Kosova ka shënuar një progres përparimtarë, si në aspektin politik, ashtu edhe në fushën e sigurisë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë, por zhvillimi i saj është çështje e brendshme e Kosovës.

“ Është kënaqësi kur e shoh progresin e arritur që nga vizita ime e fundit, kështu që e çmojmë lart mundësinë për të iu vizituar juve, dhe e shoh mundësinë që ne dhe ju të vazhdojmë tutje”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, misioni i NATOS-s ka ndihmuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor që të jetë një vend i sigurt.

“ Po shoh progres të madh në situatën politike dhe sigurisë në Kosovë, por mbetet prapë shumë për tu bërë. Për të lënë të kaluarën anash dhe për të vazhduar tutje. Ne ju kemi parë se si ju keni festuar Kërshëndellat së bashku me serbët dhe kjo është për të iu përgëzuar” tha Stoltenberg.
Ai mes tjerash tha se, terrorizmi nuk i përket asnjë feje dhe asnjë kombi, sepse në vazhdimësi jemi duke e luftuar terrorizmin si fenomen.

“Terrorizmi nuk njeh kufi, s’i përket asnjë kombi të caktuar apo feje dhe ne jemi duke e luftuar terrorizmin bashkë më kombet dhe bashkë më shumë institucione tjera ndërkombëtare. Sulmet qe i pamë në Paris disa javë më parë; ishte shumë serioze sepse ishte një sulm në njerëz të pafajshëm dhe për më tepër sulm në lirën e shprehjes dhe shoqërisë sonë së hapur. Ne jemi aleatë të krijuar për t’i mbrojtur shoqëritë demokratike të hapura. Prandaj, ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë më tjerët për të luftuar terrorizmin”, ka thënë kreu i NATO-së. Ai po ashtu theksoi para ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë, se ata janë pjesë e suksesit të madh në NATO-së.

“ Shpresojë që zgjidhja e kësaj çështje të bëhet në mënyrë të kujdesshme për të mos provokuar ndonjë konflikt të mundshëm. Nuk është tek NATO-ja që të vendos se si FSK-ja do të zhvillohet, sepse ne po ndërtojmë kapacitetet e FSK-ë, brenda mandatit të saj te tashëm. Dhe çfarëdo që të vendosni të bëni, duhet të bëni në atë mënyrë që të mos krijojë situata të pakëndshme. Varet nga ju, ju vendosni, por shpresoj që vendosni në atë mënyrë që nuk minoni progresin e arritur. Ju jeni të mirëpritur në bashkëpunimin euroatlantik dhe kjo gjë nuk ndodh në bazë të kalendarëve, por në bazë të kushteve”, ka thënë shefi i NATOS. Ai ka vlerësuar shumë lart Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve me serbët që jetojnë në Kosovë, ndërsa për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Stoltenber, thotë se nuk “përzihet” në këtë çështje.

Sipas tij, për 16 vite që NATO u vendos në Kosovë, Kosova është sot shumë me ndryshe, është paqësore, stabile dhe me një rritje të theksuar të zhvillimit.

“Në mandatit të kombeve të bashkuara misioni ynë ka ndryshuar Kosovën në një vend të sigurt si dhe Ballkanin perëndimor e ka bërë me stabil. KFOR-i do të vazhdoj të ruaj një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të mundësoj lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Unë e di që këtë do ta bëni me vendosmëri dhe të paanshme. KFOR-i gjithashtu do të ndihmoj të ndërtoj një forcë të aftë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këto forca ende kanë një punë për të bërë por janë në rrugë të mirë”, tha Stoltenberg edhe para ushtarëve të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.

Ai shtoi se secili burrë dhe grua që ka shërbyer nën flamurin e KFOR-it ka ndihmuar në ndryshimin e kursit të situatës në Kosovë dhe në ndërtimin e një situate të qetë dhe të sigurt./BS/

Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg: Ju duhet të vendosni për ushtrinë

Kryeministri, Isa Mustafa ka përfunduar takimin me sekretari i përgjithshëm NATO-a Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.
Stoltenberg ka shtuar se NATO nuk do të vendosë për krijimin e Forcës së Armatosur, por tha se secili vendim të merret me pajtimin e të gjithëve për të mos e dëmtuar progresin e arritur.

Ai ka theksuar se duhet të bashkohen të gjithë në luftën kundër terrorizmit pasi që ky fenomen një shoqërie, një feje apo një kombi.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të qëndrojë në Kosovë në mision të kushtëzuar dhe do të qëndrojë deri në atë moment që e sheh se në këtë vend është arritur një stabilitet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se po bëjnë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhen me pëlqim të të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë.

Aktualisht po zhvillon një takim me ministrin e Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat