Qeveria Mustafa kërkon arkivole

Kosova

Qeveria Mustafa kërkon arkivole

Më: 23 janar 2015 Në ora: 11:20

Zyra e kryeministrit Isa Mustafa ka shprehur interesim për furnizim me 300 arkivole.
Madje përveç arkivoleve përmes një kontrate për furnizim kjo zyrë po kërkon një operator edhe për hapjen e mbylljen e varreve sipas dimensioneve standarde, furnizim me dërrasa për vendosje në varr, furnizim me piramidë sipas kërkesës, furnizim me flamur kombëtar, furnizim me kurora lulesh si dhe furnizim me arkivol të dimensioneve të vogla.

Operatori i zgjedhur do të obligohet që këtë punë ta kryej brenda 36 muajve dhe atë nga 15.03.2015 deri më 14.03.2018.

Zyra e kryeministrit ka caktuar si afat përfundimtar për pranim të tenderëve dhe aplikacioneve 23 shkurtin e këtij viti.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat tenderi është i hapur dhe kriter është caktuar çmimi më i ulët.

Në shprehje të interesit nuk është specifikuar se pse po i nevojiten këto arkivole e shërbime zyrës së Isa Mustafës, veçse besohet se këto i janë dedikuar nevojave të komisionit qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat