Tërnava: Gjykata Speciale, pasojë e dështimit të drejtësisë vendore

Kosova

Tërnava: Gjykata Speciale, pasojë e dështimit të drejtësisë vendore

Nga: Mimozë Lakna Më: 23 janar 2015 Në ora: 11:19

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, thotë se Gjykata Speciale i është seruar Kosovës si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë. Sipas tij kjo Gjykatë duhet më shumë të merret me krimin e organizuar dhe vrasjet e pasluftës se sa me pretendimet e Dik Martit.

Tërnava, thotë se drejtësia ndërkombëtare është munduar që në Kosovën e pas luftës ta krijoj sistemin e drejtësisë përmes organeve institucionale të Kosovës që deri atëherë nuk kanë ekzistuar fare.

”Në këtë angazhim ka pasur edhe ngecje dhe probleme sidomos në kohen e UNMIK-ut, në kuadër të UNMIK-ut ka pas zyrtar të shumtë të shteteve që e kanë pamundësuar sinkronizimin juridik dhe jetësimin legjitim në legjislacionin e Kosovës. Në këtë angazhim është humbur shumë kohë deri në krijimin e institucioneve të Kosovës dhe pavarësimi i këtyre institucioneve ndodh vetëm më 17 shkurt 2008”, vlerëson ai.

Tërnava thotë, se prej asaj kohe gjithsesi kanë qenë të pranishme institucionet ndërkombëtare juridike por ato kishin një veprim si mbikëqyrës pse edhe jo drejtpërdrejt në sistemet Kosovare.

“Tani lehte është me iu hedhë faji ndërkombëtarëve për jo efikasitet apo edhe për tolerimin apo jo luftën reale kundër krimit në Kosovë. Vallë a kanë ndërhyrë ndërkombëtarët që në ndonjë rast ti pengojnë organet përkatëse të Kosovës në luftën kundër krimit? Në periudhën 15 vjeçare lufta ndaj krimit në Kosovë nga të gjitha spektrat e organeve të ndjekjes Kosovare ka qenë e plogët dhe jo efikase sa ishte dashur të jetë”, thekson Tërnava.

Sipas tij, në shumë raste të ndjekjes së krimit janë krijua spektakle të ndryshme dhe në fund aktivitetet e tilla kanë mbetur vetëm si spektakle sepse janë mbyllur si të pa suksesshme.

“Nuk është diçka shumë bindëse kur z. Kuqi thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Këtë ai e thotë qe ti len vend dhe ta arsyeton formimin e gjyqit special”, thekson ai.

Tërnava thotë, se po të ishin organet e ndjekjes të sistemit juridik të Kosovës në luftimin e dukurive kriminele si të fqinjëve, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi etj. atëherë nuk do të paraqitej nevoja për krijimin e Gjykatës Speciale.
“Po të kishin shfrytëzuar drejtësia Kosovare në mënyrë të mençur drejtësinë ndërkombëtare që kanë pasur shansin sot as që ishte folur për krijimin e Gjykata Speciale. Një ministër si Kuqi aq gjatë në ato poste të larta të drejtësisë Kosovare është shumë e kjartë pse i jep konotacione të tilla sikur që është shprehur në intervistën e tij prandaj për këtë nuk duhet koment”, thotë ai.

Tërnava mendon se një gjykatë speciale në situatën çfarë gjendet Kosova do të duhej të merrej me shumë vepra të kryera dhe të pazbuluara sidomos ato vepra të rënda si krimi i organizuar dhe vrasjet politike të pasluftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat