Albulena Haxhiu akuzon Kadri Veselin: E shkeli Rregullorën e Punës së Kuvendit

Kosova

Albulena Haxhiu akuzon Kadri Veselin: E shkeli Rregullorën e Punës së Kuvendit

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 00:26

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulen Haxhiu e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli se e ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit, sa i përket shqyrtimit të projektligjit për buxhetin. Haxhi në një postim në Facebook ka thënë se sipas Rregullores, pas votimit të draftligjeve në parim, Kuvendi përveç komisionit funksional, ngarkon edhe komisionet e përhershme për shqyrtimin e të njëjttit.

Lexojeni të plotë reagimin e saj.

Sipas rregullores se punes, pas votimit te draft ligjeve ne parim, Kuvendi perveç komisionit funksional, ngarkon edhe komisionet e perhershme per shqyrtimin e te njejtit!
Mirepo kjo nuk ndodhi edhe me projektligjin e buxhetit, pra u shkel me te dyja kembet rregullorja e punes nga Kadri Veseli dhe keto veprime tregojne tendencen per ta zbehur rolin e komisioneve parlamentare.
POR pavaresisht tendences per t’i shtypyr trupat punues te Kuvendit, komisioni per legjislacion do te mblidhet neser ne ora 13:00 per shqyrtimin e amendamenteve te buxhetit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat