Apetitet e mëdha për pushtet, mundësitë e vogla

Kosova

Apetitet e mëdha për pushtet, mundësitë e vogla

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 22:30

Deri në vitin 2015 ministrat e Qeverisë së Kosovës, do të punojnë pa zëvendësit e tyre.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, përveç sfidave të shumta në shtet ndërtim dhe mirëqenie të qytetarëve, po përballen edhe me problemin e emërimit të përfaqësuesve të strukturave të tyre partiake nëpër poste të zëvendës ministrave.

Tri javë luhatje!

Kanë kaluar gati tri javë që nga formimi i qeverisë së re dhe koalicionit LDK-PDK, mirëpo postet e zëvendësministrave vazhdojnë të jenë të boshatisura.
Secili anëtar që në një mënyrë ose tjetër ka kontribuuar në LDK apo në PDK, dëshiron të “rehatohet”, në një post këshilltari apo zëvendësministri. Strukturat partiake tashmë kanë përgatitur listat me dhjetëra emra të kandidatëve potencial për t`i zënë këto poste, derisa emërimi i tyre nuk është bërë ende.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat