Edi Rama nesër në Prishtinë

Kosova

Edi Rama nesër në Prishtinë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 22:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të premten do të vizitojë Prishtinën.
Në fakt, Rama vjen në Kosovë në forumin e OJQ-së “Fol”, që organizohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Paraqitja e tij në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do të fillojë në orën 11:00, kurse pjesëmarrja e qytetarëve të interesuar për ta dëgjuar fjalë e Ramës nuk është e kufizuar.

Ende nuk dihet nëse Rama do të takohet me zyrtarë të Kosovës gjatë kësaj vizitë të shkurtër në kryeqytet, pasi akoma nuk ka asnjë paralajmërime për këtë.

Mbase takimet zyrtare do të mungojnë, por mund të pritet së paku një drekë e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat