Jahjaga nuk fal asnjë të burgosur për Vitin e Ri

Kosova

Jahjaga nuk fal asnjë të burgosur për Vitin e Ri

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 20:58

Edhe pse shumë prej të burgosurve presin fundin e vitit, duke shpresuar të përfitojnë nga amnistia, këtë vit presidentja nuk do të falë asnjë të dënuar.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu bëri të ditur për “Zëri” se Jahjaga nuk do ta falë asnjë të burgosur për Vitin e Ri, por do të ketë një amnisti më 17 shkurt, pra në ditën e pavarësisë së Kosovës.

“Jo, për Vitin e Ri Presidentja nuk do të falë asnjë të burgosur. Por për 17 shkurt, ashtu edhe siç ka ndodhur vitin e kaluar, do të falen disa nga të burgosurit.”- deklaroi Vllahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat