Lepaja: Duhet të konfiskohet pasuria e paligjshme, dhe të ketë dënime të parapara me ligj

Kosova

Lepaja: Duhet të konfiskohet pasuria e paligjshme, dhe të ketë dënime të parapara me ligj

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 10:17

Ligji për pasurinë e fituar në mënyrë kundërligjore, apo kriminale tashmë është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe pse ka një vit nga miratimi i këtij ligji, ky është zbatuar shumë pak deri më tani.

Ky ligj nuk po zbatohet thuaja fare në rastin e figurave publike, ministrave e ish ministrave, deputetëve e ish deputetëve etj.

Për këtë çështje se a duhet t’iu konfiskohet pasuria njerëzve që janë marrë apo janë të inkriminuar në krime të ndryshme, analisti politik, Fadil Lepaja, pohon se, duhet me pas konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Gjithashtu edhe dënime të parapara me ligj, dhe vetëm kjo do të jepte mesazhin se të keqpërdoresh pasurinë publike është krim, dhe përpos dënimit me burg, atij moral, edhe duhet të kthehet pasuria përmes konfiskimit. Edhe në këtë rast dhe gjithë rastet e tjera, konfiskimi i pasurisë duhet të jetë përcjellës i domosdoshëm i dënimeve të tjera me burg. Përndryshe njerëzit do të rrezikonin për shuma të mëdha”, thotë Lepaja për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat