Serbia toleron trafikantët

Kosova

Serbia toleron trafikantët

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 08:31

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës nuk kanë idenë se sa është numri i kosovarëve që këtë vit janë shpërngulur nga vendi për të kërkuar azil në shtete të ndryshme të Evropës.

Ajo që dihet është se fluks i madh i kosovarëve po braktisin vendin, duke ikur në drejtim të Serbisë, prej ku pastaj në mënyrë klandestine ikin për në Hungari dhe në shtete tjera të Evropës.

Analisti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja vlerëson se krahas mobilizimit të brendshëm të organeve të rendit, duhet që të punohet më shumë në rrafshin e qasjes ndaj Serbisë.

“Sepse indikacionet janë të qarta se qarqet e sigurisë në Serbi janë duke e lehtësuar, apo, në rastin më të ulët, mbyllur sytë në raport me trafikantët dhe organizimet e tilla”, tha Qehaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat