A duhet Qeveria Mustafa të vendos për flamurin e Dardanisë?

Kosova

A duhet Qeveria Mustafa të vendos për flamurin e Dardanisë?

Nga: H.Orana Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 07:38

Tash kur Isa Mustafa është kryeministër i vendit, a thua t’i ketë shkuar mendja të zëvendësoj simbolet shtetërore me atë të Dardanisë, që kishtë përdor presidenti Ibrahim Rugova.

Kjo kërkesë ishte bërë disa herë, megjithatë nuk kishte hasur në pëlqimin e Qeverisë Thaçi. Ndërsa tani më ndërrimin e Qeverisë, a thua do të ketë ndërrim të simboleve dhe kthimin e atyre të Dardanisë.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka thotë se tani për tani duhet përdorur simbolet aktuale shtetërore, derisa dispozitat referuar këtyre simboleve janë në fuqi. Ai thotë po ashtu se flamuri i Dardanisë është më i përshtatshëm më simbolet shtetërore të Kosovës.

“Kurdoherë duhet të aplikohet akti ligjor në fuqi e konform më të përfillen të gjitha veprimet e ndër të tjera edhe simboli shtetëror në këtë rast flamuri i Republikës së Kosovës. Është çështje tjetër se Flamuri i Dardanisë është më adapt me postulatet shtetërore e kombëtare kosovare se sa flamuri aktual por edhe konform me sentencën Dura Lex Sed Lex përderisa dispozitat referuar flamurit aktual të jenë në fuqi ato duhet të përfillen korrektësisht pra të përdoret flamuri aktual e jo ai i quajtur i Dardanisë”, thotë Smaka për “Bota sot”.

Sipas tij, ndoshta në një kohë të volitshme do të duhej të bëhej zëvendësimi i simboleve shtetërore me ato të Dardanisë.

“Në rrethana ca me të volitshme do të kishte vend dhe arsyeshmëri politike për të ridefinuar formatin e përmbajtjen e Flamurit të tanishëm të Kosovës, ndoshta me zëvendësimin e tij me atë të Dardanisë”, vlerëson Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat