Ismaili: PDK-LDK një koalicionin parahistorikësh (Video)

Kosova

Ismaili: PDK-LDK një koalicionin parahistorikësh (Video)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 23:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka mbajtur sot fjalimin e parë në Kuvendin e Kosovës, ku është angazhuar për investime në teknologjinë informative. Duke e akuzuar koalicionin qeverisës së në projektbuxhet nuk kanë paraparë investime në sferën e teknologjisë informative, Ismaili ka thënë se “çka pret tjetër njeri u prej një koalicioni parahistorikësh, si LDK-ja për nga mosha, ashtu edhe PDK-ja për nga inteligjenca”.
Ismaili tha se duke lexuar Projektin e buxhetit ishte kërkuar nëse dokumenti përmban diçka për zhvillimin e teknologjisë informative, duke qenë se po jetojmë në vitin 2015.

“Nuk u befasova, as për të mirë, se nuk gjeta kurrgjë specifike për këtë fushë, as nuk u befasova për të keq, sepse as nuk prita që i kujtohet ndonjërit prej koalicionit tuaj për diçka kaq të rëndësishme si teknologjia, qysh s'u kujtuat asnjëherë për gjërat e tjera me rëndësi për mirëqenien e qytetarit edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Ismaili.

“Teknologjia informative, të nderuem kolegë, në kohën e sotit nuk është luks, por domosdoshmëri. Kjo fushë, jo vetëm se krijon mundësi punësimi dhe ngritje të cilësisë së jetës së qytetarit, por mundet me u bë një prej fushave kyçe për zhvillimin ekonomik”.

“Shembull në botë janë plot vende tjera në zhvillim, ku fuqia punëtore është e lirë, mosha mesatare është shumë e re, edhe kapacitetet për zhvillim janë të mëdha. Modelet ekzistojnë, por, si gjithmonë, vullneti politik vazhdon me mungue”, tha ai.

Ai tha se “në rastin e Kosovës, në krejt dokumentin e buxhetit fjala ‘eknologji’ ishte në çdo rast e paraprirë me fjalën "pajisje", edhe ata jo ma shumë se veç 25 herë në krejt 408 faqet e tij, ngase në krejt buxhetin, krejt çka ish parapa ishte blerja e pajisjeve për teknologji informative, që, në rastin tuaj nënkupton ma shumë mausa, ipada edhe tonera për me i nxjerrë punë zyrtarëve për fotokopjim”.

“Nuk pashë në asnjë vend, që ky buxhet ishte përkushtue për zhvillimin e teknologjisë informative, e s'po flas për inovacionin, që për juve është term i panjohur, e të cilat janë domosdoshmëri për integrim me pjesën e civilizuara të botës, në të cilën po ngecim në aq shumë fusha”.

“As sivjet s'po ndryshon asgjë: qeveria vazhdon duke e nënçmue e nënvlerësue dijen, derisa qytetari, me iniciativë vetanake, e nëpërmes bizneseve private, vazhdon me i shty kufijtë e teknologjisë, pa përkrahjen institucionale”.

“Por, çka pret tjetër njeri u prej një koalicioni parahistorikësh, si LDK-ja për nga mosha, ashtu edhe PDK-ja për nga inteligjenca?”, pyeti Ismaili

“Për këtë, edhe të gjitha arsyet tjera të cekura nga kolegët e mi të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të votoj kundër këtë propozim”, tha deputeti Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat